Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaJo vetëm deputetja e VV-së, por edhe burri i saj zyrtar policor...

Jo vetëm deputetja e VV-së, por edhe burri i saj zyrtar policor gjobiten për organizimin e ahengut familjar

Si pasojë e përhapjes më të madhe të virusit COVID-19, pati rritje të numrit të të infektuarve me këtë virus ndërsa humbën jetën qytetarë të shumtë të vendit.

Kësisoj për të mos rritur edhe më tepër rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndërmarrë masa të reja antiCOVID, të cilat kërkohet të respektohen nga të gjithë qytetarët e vendit.

Por kundër këtyre masave doli pikërisht njëra nga deputetet e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse vendimet në fjalë u morën nga bashkëpartiakët e saj, deputetja Drita Millaku bashkë me familjarët e tjerë organizuan një aheng familjar në kohën kur Qeveria ka ndaluar grumbullimin e njerëzve, e aq më pak në ahengje të tilla.

Por jo vetëm kaq. Bashkëshorti i deputetes Drita Millaku, Fisnik Millaku është njëri nga zyrtarët policorë të Kosovës që po ashtu theu masat antiCOVID.

Fisnik Millaku i cili është staf civil në kuadër të Policisë së Kosovës është gjobitur me 200 euro për shkak të organizimit të ahengut familjar për fejesën e djalit të tij.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Por përpos Fisnik Millakut, gjobë i është shqiptuar edhe një familjari tjetër, pasi ahengu ishte mbajtur në një shtëpi të përbashkët në fshatin Ujmir të Komunës së Klinës.

Ahengu është zhvilluar në një shtëpi familjare, edhe pse në disa media u raportua se ngjarja ishte në një prej restoranteve në këtë anë.

Në kuadër të gjithë vendit vazhdojnë të jenë aktive masat antiCOVID, ku ndër të tjerash Qeveria ndalon qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, kurse ndalohet grumbullimi tyre edhe jashtë këtij orari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments