Lionel Messi e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me PSG-në në Parc de Princes ndaj Clermont, ku është përshëndetur nga tifozët parisienë.
Sulmuesi argjentinas është larguar nga kampioni në fuqi i Francës pas dy viteve qëndrim.
Megjithatë e ardhmja e tij mbetet ende në dyshim se ku do të jetë, pasi ofertat nuk mungojnë edhe skuadra arabe Al-Hilal është favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.
Përveç klubit arab që i ka ofruar kontratë tre vjeçare me pagë vjetore prej 400 milionë eurove në sezon, edhe Barcelona po synon rikthimin e tij në Camp Nou.
Megjithatë skuadra të tjera janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e argjentinasit.
Chelsea dhe Newcastle United janë dy skuadrat angleze që po synojnë transferimin e argjentinasit në Ligën Premier.
Gjithsesi një tjetër klub që mund të quhet favorit për t’i fituar shërbimet e argjentinasit është Inter Miami i David Beckham, me këtë skuadër që besohet se mund t’i ofrojë një tjetër kontratë të majme shtatë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.
Messi pritet të vendos javën e ardhshme për skuadrën e tij të re, por duket se nuk do të pranojë transferimin në Angli dhe opsionet më të mundshme për ta vazhduar karrierën ai janë Al-Hilal, Barcelona dhe Inter Miami.