Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë, me disa qytete kyçe të bombarduara nga raketat ruse ndërsa një kolonë lëviz ngadalë drejt kryeqytetit.
Mbi një milion ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, por për ata që nuk mund të largohen nga Kievi, jeta ka vazhduar.
Parlamenti ukrainas thotë se 390 foshnja kanë lindur në Kiev në 8 ditët e fundit, 199 djem dhe 191 vajza.
Spitalet janë detyruar të ‘lëvizin’ nën tokë pasi sirenat ajrore u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin ditët e fundit.