Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaJeremiq: Pasi e pranoi dokumentin për të zhdukurit, Serbia do t’i paguaj...

Jeremiq: Pasi e pranoi dokumentin për të zhdukurit, Serbia do t’i paguaj miliarda Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore (PP) serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u përpoq të vendoset mbi popullin dhe të vendosë në emër të popullit për çështjet më të rëndësishme shtetërore, siç është integriteti territorial i vendit dhe e ardhmja e Serbisë.

“Referendumi për refuzimin e planit “franko-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiqi u pajtua verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme nga Serbia”, ka thënë Jeremiq në Krushevc, ku folur me qytetarët që nënshkruan iniciativën e partisë së tij për mbajtjen e referendumit, transmeton Paparaci.

Jeremiq ka pretenduar se rezultatet e para negative të zbatimit të marrëveshjes tashmë janë të dukshme.

“Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, është pajtuar me tekstin e deklaratës ku ceket se personat e zhdukur kanë qenë të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999. Kjo është pasoja e parë direkte e zbatimit të marrëveshjes “franko-gjermane”. Ky tekst lejon kërkesat për padi, sipas të cilave Serbia do të paguajë Kosovës dëmshpërblim në vlerë astronomike prej qindra milionë eurosh, ndoshta edhe miliarda”, ka pretenduar Jeremiq.

Jeremiq u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të publikojnë dokumentin të cilin Petkoviq ka pranuar në Bruksel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments