Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaJepet tenderi 38 milionë euro i MI-së për rrugën Prishtinë-Podujevë

Jepet tenderi 38 milionë euro i MI-së për rrugën Prishtinë-Podujevë

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fitueset e tri loteve të tenderit për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.

Tri konsorciume private kanë përfituar secila nga një lot të tenderit. Edhe dy oferta fituese për dy llote të tjera pritet të shpallen më vonë.

Të hënën, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur ofertat fituese për llotet 0,1 dhe 3.

Për llotin 0, fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë, i kryesuar nga “Pro & Co Group SH.P.K.” dhe “Levantina Ingenieria Y Construccion”. Vlera e llotit të parë të kontratës është 6.5 milionë euro.

Llotin e parë (1), e ka fituar konsorciumi i përbërë nga kompanitë “2A Group SH.P.K.” dhe “Vega sh.p.k”.

Ndërkaq, llotin e tretë e ka përfituar një kompani me bazë në Shqipëri. Kompania ndërtimore “Agbes Construksion”, me seli në Fier të Shqipërisë, është shpallur fituese e llotit të tretë të kontratës në vlerë 9.2 milionë euro.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se kanë zgjidhur problemet me shpronësimet për rrugën Prishtinë-Besi-Podujevë.

Ai ka sqaruar se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Në nëntor të vitit të kaluar, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka kërkuar zgjidhje për këtë çështje duke u ankuar se ky projekt është zgjatur shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments