Monday, November 25, 2024
HomeLajme‘Jemi “dhëndurë” në tentativë për në BE’/ Rama: Ballkani i Hapur, ideja...

‘Jemi “dhëndurë” në tentativë për në BE’/ Rama: Ballkani i Hapur, ideja e duhur në kohën e duhur

Në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

 

Ai e ka cilësuar procesin e integrimit europian të paparashikueshëm për shkak të pengesave që mund ta hasen “rrugës”, duke përmendur këtu veton e vendosur nga Bullgaria.

Rama u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë në hapat e saj, pavarësisht vendimeve që do të merren në Bruksel, duke ironizuar kushtet e njëpasnjëshme. Në këtë pikë Rama e quajti Shqipërinë një “dhëndër” në tentativë për t’u bërë pjesë e BE.

“Tema e ngritur në këtë mbrëmje për ecurinë e procesit të integrimit, ecurinë e çështjes së fillimit formal të negociatave me BE. Dëshiroj ta them që për ne kjo ka qenë një periudhë maturimi dhe kuptimi më i drejtë dhe më i plotë i këtij procesi dhe vetë natyrës kontradiktore dhe nganjëherë, të paparashikueshme të procesit. Është e qartë me këtë shpërthimin e papritur të problemit të Bullgarisë që ky është një proces ku ne duhet të mos e humbim fokusin nga fakti themelor se ne jemi në këtë proces jo sepse na e kanë imponuar të tjerët, jemi për herë të parë si komb dhe si shtet në një proces që e ka zgjedhur populli vetë, 30 vite më parë që të jemi pjesë e familjes së BE.

Ne duhet të vazhdojmë detyrimisht të bëjmë edhe më shumë se sa çkemi bërë, të bëjmë çdo ditë më shumë se ç’bëmë dje, pavarësisht vendimeve që merren në Bruksel, kushteve që shtohen në Bundestag. Pavarësisht se çfarë stërstër kushtesh shfaqen dhe deri në Bullgari. Këto nuk kanë lidhje me njëra tjetrën sepse kjo është zgjedhja dhe rruga jonë. Nuk e dimë si quhemi tani, dhëndurë në tentativë të familjes europiane. Këto momente që na japin statuse të ndryshme në proces, nuk varen nga ne, por çfarë vendoset nga familja europiena.

Është një vendimmarrje që nuk parashikohet deri në fund. Kujt do tja merrte mendja që do dilte Bullgaria. Askush nuk mund ta parashikojë 100 për qind se del një tjetër, Bullgaria që del tani, deri përpara dy vjetësh, ishte 100% dakord. Ne na duhet të fokusohemi tek vetja, rruga jonë dhe puna jonë që të përfitojmë sa më shumë nga kjo dije. Procesi i integrimit është një process i transferimit të dijeve dhe metodologjisë për shtetformimin demokratik. Duke pasur një vëmendje në funksion të kritikës për si ecin gjërat dhe ndihmën teknike për t’i përmirësuar gjërat”, tha Kryeministri.

Kryeministri foli edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe shprehet se kjo është e ardhmja e vendit tonë dhe se Shqipëria është e detyruar ta ndërmarrë këtë hap nëse do që të vazhdojë rrugën drejt BE-së.

“Jam i bindur dhe nuk e vë në dyshim që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do e përqafojnë hap pas hapi, Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë e asaj që duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja., Ballkanin e Hapur do e bëjmë dhe nuk do kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot dhe duke e bërë me bindje, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të katër lirive të BE. Por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë. Asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën në plan të parë për arsye politike të brendshme”, tha Rama.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments