Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaJavë e zezë në Kosovë, 171 përsona vdesin nga koronavirusi

Javë e zezë në Kosovë, 171 përsona vdesin nga koronavirusi

E hënë 30 gusht. Instituti Kombëtar publikon raportin 24 orësh dhe njofton se 20 persona kanë humbur jetën nga COVID 19-të. Në mesin e tyre dy qytetarë të moshës mes 40 dhe 50 vjeç.

Shifrat e të vdekurve u rriten një ditë më pas.

Të martën njoftimet zyrtare bëjnë me dije se 26 persona vdiqën nga virusi.

Grafikoni i viktimave nga COVID-19 të mërkurën shënoi ulje të vogël duke regjistruar kështu 22 vdekje.

Mirëpo mosha e të vdekurve ishte edhe më e re. Njëri prej tyre ishte rreth të tridhjetave.

Dhjetë kufoma më shumë sesa e mërkurën kishte të enjten.

Gjithsejtë 32 jetë të humbura vetëm brenda 24 orëve.

Të premten, sërish shifra të mëdha të viktimave nga COVID.

26 persona nuk arritën t’i mbijetojnë koronavirusit. Në mesin e këtyre viktimave kishte të rinjë nga mosha 20 e sipër.

Edhe e shtuna u kthye në ditë zie për 21 familje kosovare.

Viktimat u takonin moshave kryesisht të reja.

Një viktimë ishte mbi 20 vjeç, një mbi 40 vjeç e 5 të tjerë në mes moshave 50-59.

Dita e fundit e kësaj jave ishte po aq e rëndë si të tjerat.

Të dielën nga Covid-19 humbën jetën 24 persona.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments