Kryetari i Skenderajt, dhe anëtari i familjes Jashari nga Prekazi, Bekim Jashari ka thënë se Kosova nuk ka arkiva për ti hap, dhe se Serbia duhet të hap arkivat pasi ka qenë okupatori ynë.
“Në qoftë se them se UÇK, dhe shteti ynë ka arkiva, tutem se gaboj sepse e para ne s’kemi qen shtet për kohen kur bëhet fjalë , kemi qenë të okupuar një shekull të tërë, e dyta ka qenë ushtri e lindur nga populli, që ka qenë në dijeni e shumë faktorëve ndërkombëtare, dhe në bashkëpunim me ta dhe me përkrahje të NATO-s, na jemi liruar, dhe që nga 99-ta me fillimin e bombardimeve e deri këtu ku po flasim e kemi bashkësinë ndërkombëtare këtu, dhe nuk e dijë sekrete të fshehura të pa treguara, dhe të pa ditur për opinionin e gjerë”, tha Jashari.
Tutje Jashari tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ti adresohet Serbisë për hapjen e arkivave ndaj shqiptarëve se çfarë kanë bërë dhe planet që i kanë pas për një shekull të tërë.
“Unë mendoj që për arkivat duhet ti hap Serbia, sepse ka qenë shtet, ka qenë okupatori ynë , që na ka sunduar për 100 vite, na ka malltretu, persekutua, na ka prerë, na ka vra, çka ‘s nuk na ka bo, dhe që ka lind nga presioni, zullumi, që kemi pas nga maltretimet nga ta, si shqiptar, dhe bashkësia ndërkombëtare aty duhet ta kenë adresën, dhe të bëj presionin për hapjen e këtyre arkivave ndaj shqiptarëve se çfarë kanë bërë dhe planet që i kanë pas për një shekull të tërë. Të gjitha ato kufoma që i kemi tash e njëzet vitet nuk dinë se ku ta qesin ndonjë lule, qoftë për nenën, vëllain, motrën, nuk dimë se çfarë duhet me hap ne.”, tha Jashari në Kanal10
Në fund Jashari ka thënë se kur e ka marrë mandatin si kryetar i Skenderajt në objektin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka gjetur vetëm fotografi të ushtarëve.
“Nuk di çka mund të hapim. Unë e kam gjetur shtabin e UÇK-së në Likovc të lënë në harresë, një rrëmujë e tërë, që e kemi rinovuar përmes agjencionit për memoriale. Ka vetëm fotografi të ushtarëve nuk kam parë diçka tjetër”, tha Jashari.