Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaJashari i familjeve të dëshmorëve: Nëse Kurtit i ka ngelur një pikë...

Jashari i familjeve të dëshmorëve: Nëse Kurtit i ka ngelur një pikë morali, ta shkarkojë Muratin

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka folur për statusin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili vite më parë i pati quajtur ushtarët e UÇK-së mercenarë.

Jashari ka thënë se nëse kryeministrit i ka ngel një pikë moral, duhet ta largojë Muratin nga Qeveria e tij.

“Nuk mjaftojnë asnjëra as tjetra sepse një kryeministër që ka marrë votën e qytetarëve dhe pretendon dhe ka filluar të qeverisë me vendin nuk do të duhej të lëshohej në këto nivele dhe të arsyetojë një të tillë nga një njëri që, ai njëri në periudhën e luftës ose ka qenë në pampersa ose ka dalë prej pampersave”, ka deklaruar Jashari në Tëvë1.

Jashari thotë se është e ultë dhe fyese që ministra të tillë të shprehen në këtë lloj mënyre dhe sipas tij nuk duhet të jenë në Qeveri.

“23 vite pas përfundimit të luftës nga të zgjedhurit e popullit nga ata që kanë pretenduar me zgjedh problemet për secilën kategori me premtimet e tyre, mendoj se është tepër e ultë dhe fyese të shprehen dhe mendoj se nuk do të duhej të ishin ministra të tillë në qeverinë normale. Nëse i ka ngel kryeministrit një pikë moral dhe mbi të gjitha nëse ka kapacitete dhe bagazh kombëtar, automatikisht këtë ministër duhet ta largojë nga Qeveria e tij”, theksoi ai.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments