Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaJasharaj: Kur të fillojnë grevat, është vështirë të ndalen

Jasharaj: Kur të fillojnë grevat, është vështirë të ndalen

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka folur rreth paralajmërit për hyrjen në grevë të mësimdhënësve.

 

Jashari tha se ka ardhur deri tek kjo situatë pasi nuk ka patur gatishmëri nga Qeveria Kurti për të dialoguar me SBASHK për Ligjin e Pagave.

“Arsyeja kryesore pse ka ardhur deri tek tensionimi i situatës është mungesa e dialogut dhe mungesa e gadishmërisë së Qeverisë Kurti për t’u takuar me sindikatat dhe në veqanti me SBASHK. Kjo mungesë është vërejtur më shumë tek ministri Hekuran Murati ngase me ministren Nagavci, SBASHK, ka korrespondencë të vazhdueshme dhe diskutojmë për çështjet në arsim. Fjala kyqe e përplasjeve tona është përveq mungesës së dialogut edhe ligji i pagave, për të cilin Sindikata e Arsimit, mësimdhënësit dhe punëtorë të tjerë të arsimit kishin bërë grevë tre-javore për t’i ndryshuar koefiçientët por fatkeqësisht Gjyakata Kushtetuese e ktheu në zero këtë ligj”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Na është premtuar vazhdimisht nga Qeveritë se do të punohet bashkë me Sindikatat për t’u hequr defektet që i ka bërë të ditur Kushtetuesja në mënyrë që Ligji i Pagave të shkojë në procedurë dhe të fillojë së implementuari. Kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani dhe nuk kemi patur as sinjale zyrtare se po punohet apo jo në këtë Ligj. Unë e kam thënë publikisht se nëse kështu vazhdohet do të kemi Janarin i cili do të na sjellë greva të cilat kur fillojnë është vështirë të ndalen” tha Jashari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments