Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaJasharaj i përgjigjet Nagavcit: Askush s’mund të na e mbyllë gojën

Jasharaj i përgjigjet Nagavcit: Askush s’mund të na e mbyllë gojën

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se nuk pranon që askush ta shantazhjoë.

 

Për emisionin Info Magazine , Jasharaj tha se as ai dhe as SBASHK nuk kanë shantazhuar as këtë qeveri dhe as qeveritë e kaluara, por siç u shpreh, ata vetëm bëjnë paralajmërime që të mos kenë nevojë për greva sepse po humbin nxënësit.

“Ne nuk shantazhojmë. SBASHK-u 30 vjet me radhë ka pas presione, edhe në vitet e okupimit nga pushtuesi serb e edhe pas luftës kemi pas ndonjëherë edhe debate e përplasje, por nuk kemi premtuar shantazhe.

“Nuk bëjmë shantazhe dhe askush s’mund të na e mbyllë gojën sepse ne jemi zë i punëtorëve të arsimit”, deklaroi Jasharaj.

Ai po ashtu u shpreh që Nagavci duhet të mësohet me këto sepse siç tha, ata vazhdimisht paralajmërojnë situata me kohë në mënyrë që institucionet të mos thonë se i kemi zënë të befasuar.

“Kemi kërkuar dialog nga i cili ka ikur edhe Hekuran Murati, se Qeveria i ka mbetur borxh arsimit, se ishte vendosur që të kemi dy mbështetje materiale prej 100 eurosh”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments