Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes pa kaluar tri javë që kur Kurti është ulur në karrigen e shefit të Qeverisë. Një emërim i tillë nga ministri Armend Mehaj vjen edhe përkundër faktit se Albin Kurti dhe Vetëvendosje në vazhdimësinë e luftës për të ardhur pushtet dhe në fushatën para zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë thënë se s’do të bëjnë punësime familjare, fjali kjo, e thënë si kritikë për partitë që kanë qeverisur me vendin.
Punësimi i xhaxhait të Konjufcës ka nxitur reagime të mëdha në opinion duke ditur se Kurti tërë kohën ka qenë i ashpër me kritika ndaj punësimeve partiake nëpër ministri e dikastere të tjera të shtetit, shkruan lajmi.net.
Kurti madje gjatë fushatës së fundit elektorale kishte deklaruar se nuk mund të mbushen ministritë e ambasadat me kushëri, pasi ata janë për dasma e dasmat nuk mund të bëhen nëpër ministri.
Por këto punësime ka tentuar t’i arsyetojë zëdhënësi i qeverisë së Kurtit, Përparim Kryeziu.
Kryeziu është shprehur se edhe këshilltari Sami Uka i emëruar në Ministrinë e Shëndetësisë e që është vëllau i deputetit të VV-së, Fitim Ukës e edhe xhaxhai i Konjufcës në Ministrinë e Mbrojtjes janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.
Sipas Kryeziut, Konjufca e Uka janë profesionistë të fushës dhe për këtë arsye janë emëruar në këto pozita, e madje ka thënë se ministrat përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre.
“Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.
Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë.
U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.”, ka shkruar Kryeziu.
Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të…
Posted by Perparim Kryeziu on Thursday, April 8, 2021