Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Jam në dispozicion të drejtësisë”, Liburn Aliu thotë se nuk ka marrë...

“Jam në dispozicion të drejtësisë”, Liburn Aliu thotë se nuk ka marrë informacion zyrtar nga prokuroria për hetime ndaj tij

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pyetur në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë për raportimet se Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit ku është i përfshirë edhe ai.

Aliu tha se deri më tani nuk ka pasë ndonjë informacion zyrtar, përveç raportimeve në media. Ndërkaq, ai tha se është në dispozicion të drejtësisë,

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar. Tërë informacionin që e kemi marrë është nga portalet. Pra, që ka zgjerim të hetimeve që jam i përfshirë edhe unë si ministër. Pa e pasë një njoftim. E shpreh gatishmërinë time të plotë të jem në bashkëpunim të zbatimit të ligjit dhe të vendosjes së drejtësisë së plotë. Pra, jam në dispozicion të plotë të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në këtë pikë pa asnjë lloj hezitimi”.

Më pas nga T7, Aliu u pyet nëse ka qenë në dijeni nëse Izedin Bytyqi dhe Naser Hafizi kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat për t’ua zvogëluar operatorëve ekonomikë borxhet siç pretendon Prokuroria Speciale.

“Nuk kam ndonjë informacion zyrtar. Potencialisht nga ai informacion që e kam, po e konsideroj që mbase mund të jem pjesë e hetimit. Por zyrtarisht nuk jam. Në momentin që do të kemi sqarim të plotë dhe mundësinë që unë t’i bëj deklarimet – me kënaqësinë më të madhe do t’i deklaroj. Në këtë situatë përderisa potencialisht ka hetim për mua, por zyrtarisht nuk e kam dhe nuk e di cili do të duhej të ishte pozicionimi im në deklarimin tim sepse mund të ndikohet gjithsesi. Unë nuk mund të deklaroj pa u sqaruar kjo çështje”, tha ministri Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments