Në kuadër të muajit tetor, që ndryshe njihet si muaji i luftimit të kancerit të gjirit, Grupi i Grave Deputete, të shoqëruara nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë vizituar QKUK’në.
Me këtë rast, ato janë takuar me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.
“Gjithsesi, bëjmë thirrje që gratë të bëjnë kontrolla sistematike, pasi që diagnostifikimi i hershëm do të thotë jetë dhe shpëtim më i sigurte. Atyre që po e luftojnë këtë sëmundje, ju them të mos dorzohen as edhe një moment, ju do ia dilni e do i riktheheni jetës të shëndosh pranë më të dashurve tuaj”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj i plotë:
Në kuadër të muajit Tetor i cili është muaji ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, së bashku me Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës ishim në vizitë në QKUK ku u pritem nga drejtori i ShSKUK-së z. Valbon Krasniqi. Gjatë takimit me të diskutuam për gjendjen e spitalit duke i dhënë fokus Klinikës së Onkologjisë dhe të prekurve me kancerin e gjirit.
Tutje vazhduam vizitën në Klinikën e Onkologjisë ku u pritëm nga drejtori z. Iliri Kurtishi i cili na shoqëroi në pjesë të ndryshme të repartit, ku trajtohen të prekurit.
Kjo nuk do të mbetet thjeshtë një vizitë, por, nga kjo do të dalin punë konkrete të cilat do i shërbejnë pacientëve por edhe stafit mjekësor të cilët po e bëjnë një punë të jashtëzakonshme.
Gjithsesi, bëjmë thirrje që gratë të bëjnë kontrolla sistematike, pasi që diagnostifikimi i hershëm do të thotë jetë dhe shpëtim më i sigurtë!
Atyre që po e luftojnë këtë sëmundje, ju them të mos dorzohen as edhe një moment, ju do ia dilni e do i riktheheni jetës të shëndosh pranë më të dashurve tuaj.