Ministria izraelite e Mbrojtjes ndryshe e njohur si IDF, ka njoftuar se ka goditur Universitetin Islamik në Gazë – duke pretenduar se “po përdoret nga Hamasi si qendër trajnimi për inteligjencën ushtarake”.
“Në videon e shkurtër, aeroplanët e IDF-së goditën qendrën e rëndësishme operacionale dhe ushtarake të terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës – Universitetin Islamik”, u tha në kumtesën e IDF-së, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është bërë e ditur se kampusi ishte përdorur për zhvillimin dhe prodhimin e armëve, si dhe janë organizuar konferenca nga ku bëhej thirrje për fonde për Hamasin.
“Universiteti ka mbajtur lidhje të forta me liderishpin e Hamasit”, u tha ndër tjera nga IDF-ja izraelite.
Në anën tjetër, raportohet për luftime të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite që po kryejnë sulme ajrore mbi caqet e këtyre militantëve.https://twitter.com/IDF?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712028977567605168%7Ctwgr%5E3b1dcb5a0aae72501b4da4fe4be415c6eef2c6d8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fizraelitet-bombardojne-universitetin-ne-gaza-publikohen-pamjet-e-sulmit-ajror%2F