Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaIzraeli ka hedhur më shumë se 25 mijë tonë eksploziv në Gaza...

Izraeli ka hedhur më shumë se 25 mijë tonë eksploziv në Gaza që nga 7 tetori

Izraeli ka hedhur më shumë se 25 mijë tonë eksploziv në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, e cila është ekuivalente me dy bomba bërthamore, tha organizata Euro-Med Human Rights Monitor.

Në krahasim, bomba bërthamore Little Boy e hedhur nga Shtetet e Bashkuara në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore prodhoi 15 mijë tonë eksploziv të fuqishëm dhe shkatërroi gjithçka brenda një rrezeje prej 1.6 kilometrash.

Imazhet dhe fotografitë satelitore tregojnë se lagje të tëra janë rrafshuar, me shumë spitale, shkolla, vende kulti dhe shtëpi të dëmtuara ose shkatërruar nga sulmet tokësore, detare dhe ajrore izraelite.

Të gjitha sistemet e komunikimit dhe impiantet e trajtimit të ujit janë çaktivizuar gjithashtu, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments