Sunday, November 24, 2024
HomeBotaIzraeli dhe Zvicra konfirmojnë rastet e para me li të majmunëve

Izraeli dhe Zvicra konfirmojnë rastet e para me li të majmunëve

Izraeli dhe Zvicra janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kombeve që raportojnë për këtë shpërthim në 14.

Të dy vendet thanë se identifikuan një person të infektuar që kishte udhëtuar kohët e fundit, por Izraeli tha se po hetonte raste të tjera të dyshuara.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, ShBA, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët.

Sëmundja është zakonisht e lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Pasi shpërthimi u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, virusi filloi të zbulohej në shumë vende të Evropës, si: Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi.

Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, disa vende kanë thënë se po grumbullojnë vaksina kundër lisë, të cilat janë rreth 85 për qind efektive në parandalimin e infeksionit, sepse të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments