Kombëtarja e Italisë nuk ka të ndalur.
Italia ka mposhtur mbrëmë Anglinë në finalen e Euro 2020.
Fitorja ndaj anglezëve ishte e 34-ta me radhë për italianët.
“Azzurët” nuk njohin humbje që nga 10 Shtatori i vitit 2018 kur përsuan humbje nga Portugalia me rezultat 2-1.
Pra po bëhen thuajse tri vite që kur Italia ka pësuar humbjen e fundit, një ecuri fantastike e tyre që u kurorëzua me trofeun e “Euro 2020”.
Rekordin e ndeshjeve pa humbje në histori e mbajnë Brazili dhe Spanja me nga 35 ndeshje pa humbje, pra Kampionëve të Evropës ju duhet vetëm edhe një ndeshje pa pësuar për ta barazuar këtë rekord.