Wednesday, October 30, 2024
HomeBotaItalia në kërkim të refugjatëve afganë që bashkëpunuan me italianët

Italia në kërkim të refugjatëve afganë që bashkëpunuan me italianët

Kryeministri i Italisë Mario Draghi tha se diplomatët po provojnë të lokalizojnë afganët që kanë ikur nga Afganistani në Iran si dhe shtetet e tjera fqinje me Iranin.

 

Draghi tha të enjten se fatmirësisht shumë afganë kanë ikur por shteti i Italisë dëshiron të gjejë ata që kanë bashkëpunuar me Italinë.

Para se Italia ta përfundonte tërheqjen e saj nga Kabuli më 27 gusht, ka evakuuar afërsisht 5 mijë afganë që kanë punuar me ushtrinë italiane gjatë qëndrimit të tyre 20 vjeçar në Afganistan.

Ata kanë evakuuar edhe familjet e tyre si dhe të tjerë që konsiderohen në rrezik nën sundimin taliban.

Draghi nuk ka treguar se sa afganë po i kërkon shteti i Italisë. Ai shtoi se afganët që tashmë kanë arritur në Itali kanë marrë menjëherë statusin e refugjatit.

Talibanët në Afganistan festuan të martën pasi trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u larguan nga vendi, duke shënuar fundin e luftës 20 vjeçare.

Rikthimi i tyre në pushtet i detyroi shtetet e Perëndimit që t’i evakuojnë qytetarët e tyre dhe afganët që kanë frikë nga hakmarrja e talibanëe pasi punuan me forca të huaja brenda shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments