Komiteti i ekspertëve në Itali i ka dhënë “dritën jeshile” rihapjes së klubeve të natës por me disa kushte. Sipas ekspertëve, numri i personave nuk duhet të kalojë mbi 35% të kapacitetit në ambientet e brendshme dhe 50% në ambientet e jashtme.
Të gjithë klientët e klubeve, megjithatë, duhet të kenë një “çertifikatë vaksinimi “, maskat do të jenë të detyrueshme, përveçse në momentin që do të kërceni. Ende nuk dihet data se kur do të hapen klubet e natës dhe për këtë pritet vendimi i qeverisë italiane së shpejti.
Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid. Vendi ka regjistruar 4,686,109 raste dhe 131,118 viktima që nga fillimi i pandemisë.