Azzurët’ janë duke u përballur me lëndime të shumta të futbollistëve.
Kombëtarja e Italisë përballet sonte me Zvicrën ndërsa të hënën takohet me Irlandën e Veriut.
Për sfidën me Irlandën e Verut ekipit italian do t’i bashkohet edhe futbollisti i Sassuolos, Gian Marco Ferrari.
Ferrari do ti bashkohet ‘Azzurëve’ pas ndeshjes me Zvicrës dhe më pas do të udhëtojë së bashku me ekipin për duelin e radhës.
Ferrari është ftuar në ekip pas lëndimit të Giorgio Chiellini, i i cili ka lënë mangësi në mbrojtjen e ekipit të Roberto Mancinit.
Italia është maksimalisht e fokusuar në sfidën e sotme ndaj Zvicrës, pasi mund të jetë përcaktuese për fatin e tyre në këto kualifikime.