Sunday, November 24, 2024
HomeBotaItalia bashkon liderët e G7-s

Italia bashkon liderët e G7-s

Liderët e forumit G7 janë mbledhur në Itali, për të diskutuar çështje me relevancë për shtetet, përfshirë dhe luftën në Ukrainë dhe në Gaza.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pritur një nga një liderët botërorë, përfshirë presidentin Emmanuel Macron, Joe Bidenin e SHBA-së, kancelarin Olaf Scholz, kryeministrat Justin Trudeau, Rishi Sunak e Fumio Kishida, si dhe presidentet evropianë, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen.

Ky samit do të jetë i pari në të cilin merr pjesë një prijës fetar, me Papa Françeskun që pritet t’i bashkohet takimit së shpejti.

Agjenda e këtij takimi pritet të jetë me shumë diskutime politike. Në agjendë është çështja e luftës në Ukrainë si dhe lufta në Gaza.

Ndërkaq, diskutimi që do të sjellë Papa Françesku ka të bëjë me inteligjencën artificiale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments