Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaIsufaj dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit...

Isufaj dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, takim ky që është zhvilluar për të diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe njoftimi me dy zyrtaret e rinj, Giovanni Galzignato, Shefi i Shtyllës së Monitorimit dhe David Ellul, Shefi i Kabinetit të Shefit të Mision të EULEX-it.

Isufaj dhe Barbano, gjatë bashkëbisedimit kanë diskutuar për sfidat aktuale, si dhe kanë shkëmbyer mendime mbi mënyrat më të mira për të përmirësuar proceset hetimore dhe gjyqësore në vend.

Kryeprokurori Isufaj e ka njoftuar shefin e EULEX-it, Barbano me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton, me theks të veçantë fuqizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të tij në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të cilat janë në kompetencë të kësaj prokurorie.

“Barbano ka shprehur gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, do ta përkrahë dhe mbështesë punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë. Për fund, dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe kanë rënë dakord për intensifikimin e shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave në mënyrë që të adresohen sfidat komplekse me të cilat përballet Kosova në fushën e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments