Istogu do të duhet të votoj ndryshimin për një jetë më ndryshe për qytetarin

0
512
Opinion nga Arlind Bajra

Istogu do të duhet të votoj ndryshimin për një jetë më ndryshe për qytetarin

Në Istog nuk ka punësim të mirëfilltë për të rejat e të rinjët istogas me diploma bachelor e master për shkak të keqqeverisjes 21 vjeqare në këtë Komunë, korrupsionit, tenderomanisë, mosrespektimit të kritereve profesionale në institucionin  e konkursit, mos hapjes së fabrikave, më konkretisht për shkak të ushtrimit të ndikimit të pozitave udhëheqëse nga nje grup njerzish me afera korruptive e skandale në qdo dimension publik.
Edhe sot kur jemi në prag të daljes në zgjedhje për balotazh për të dyten herë Istogu dhe qytetarët përballen me mungesat jetike siq janë furnizimi i ujit me pije, lënja menjëanë e disa fshatrave me rrugë të paasfaltuar,ose zvarritja e asfaltimit të këtyre rrugëve deri në këtë kohë shkel e shko sa për poena politik, arsim skajshmërishtë të politizuar me drejtor të paprecedent të degradimit të arsimit dhe rinisë ( në Gjimnazin ” Haxhi Zeka”), shëndetësi pa kapacitete të mjaftueshme të ofrimeve shëndetësore, bujqësi të painvestuar sa duhet e si duhet, bjeshkë e pyje të pashfrytëzuara e painvestuare për turizem, zhvillim ekonomik të cekët e shumqka tjetër me mangësi në këtë Komunë.
Në Istog nuk është investuar thuajse fare në të ashtuquajturen ” Shtëpia e Kulturës” si qendra krysore dhe e vetme për promovimin e dimenzionit të  Kultures dhe Artit në Istog kur ja shtojmë edhe faktin tjetër që profesionistët e kësaj qendre edhe ashtu të rrallë nuk janë e nuk përkrahen në aspektin infrastrukturor e financier që ti zhvillojnë aktivitetet dhe objektivat e të rinjëve e të rejave ashtu siq e kërkon modernizimi kulturor, rinor e shoqërorë.
Istogu është i rropatur nga ata te cilët e kanë degraduar sistemin institucional publik permes punësimeve partiake e militanteske dhe nje kllape te korruptuarish të cilët duhet të janë përgjegjës per te këqijat të cilat ua kanë shkaktuar mbi dy dekada qytetarëve dhe Istogut si Komunë.
Të gjithë ata qytetarë- profesionistë të cilët nuk janë konformistë kundër këtij sistemi të kontaminuar me nuanca komunisto- partiake etj, luftohen me qdo mjet të mundshëm pamvarsishtë se profesionistët e vertetë nuk shantazhohen , frigohen , apo tërhiqen nga parimet dhe e drejta e tyre.
Megjithatë nje pjesë e madhe e të punsuarëve në institucionet publike në këtë Komunë-janë punësime e emrime partiake, servil dhe sahanlëpires të cilët nuk kanë inteteresin e përgjithshëm shoqërorë por atë personal, e në anen tjetër disa të tjerë  të punsuar nuk janë të zërshëm në adresimin e kritikave reale në lidhje me gjendjen e  keqmenagjimit, korrupsionit. papunsimit, intereferimeve politike dhe parregullsive të shumëfishta në Komunen e Istogut dhe në institucionet e saj për shkak të hakmarrjes eventuale për largim nga puna ose për shkak se ju konvenon kjo ” gjendje ekzistuese”
Të gjeturat në këtë Komunë tregojnë se ata të cilët kanë qeverisur janë fajtorët më të mëdhenjë të gjendjes e cila e shpërfaq Istogun dhe shoqërinë istogase si nje vend mjaftë të pazhvilluar në shumë segmente.
Vet fakti që në zgjedhjet e 17 tetorit, sovrani kishte vendosur pë ndryshim të kësaj gjendje ekzistuese, duhet të jetë një dritë në fund të tunelit se më 14 nentor nëse qytetaret istogas e dëshirojnë metëvërtetë ndryshimin duhet të e përkrahin dhe të e votojnë atë.
Ka perenduar koha e komunizmit dhe e izmave të tjerë, ka perfunduar koha e diferencimeve për shkak se nuk ishe anëtar apo  vegël e instrumenteve demagogjike për përfitime personale e partiake, ka perfunduar koha  kur pozitat trashegoheshin nga brezi në brez apo nëpërmjet fronit si në kohen e monarkive.
Është koha e individualitetit, punës, meritokracisë.
Istogu dhe qytetaret e saj kanë nevoj për këndjellje, ndryshim dhe vetëdijesim individual e shoqëror për të përkrahur një udhëheqës energjik, të fjales e punëtor i cili është i dëshmuar .
Istogut i nevojitet për kryetar ai i cili i thotë JO  të keqës, korrupsionit, padrejtësive dhe e lufton të keqën me fjalë e me veper, per Istogun e ndryshimit, progresit dhe ardhmërisë së gjeneratave të reja, për një kryetar atdhetar, të pakorruptuar, jo servil, të pashantazhuar dhe mbi të gjitha për një kryetar që e mbron dhe e zhvillon Istogun pa dukuritë negative.