Uran Ismaili është i bindur se Prishtina do të shkojë në balotazh. Ismaili thotë se do të jetë ai që do të garojë në rundin e dytë të zgjedhjeve.
“Unë nuk iu kam qasë Prishtinës me sondazhe. Unë iu kam qasë Prishtinës me dinamizëm, me dashni, me energji e me plane konkrete”, tha Ismaili në emisionin Pressing në T7.
“Unë besoj se qytetarët e Prishtinës po e shohin një kandidat që është njëri nga ata që i njeh problemet e Prishtinës edhe që e ka përvojën e duhur për me implementu projekte afatgjate. Por, përveç kryerjes së shërbimeve, pra pastërtisë, qenve endacakë, ndriçimit publik, çerdheve, shkollave…Unë e shoh vetën si një kandidat që nuk konkurron vetëm me të kaluarën por garon edhe për të ardhmen e qytetit”, shpjegoi ai.
“Prishtina do të ketë balotazh dhe unë do të jem në balotazh, mirëpo ky vendim është i qytetarëve”, theksoi ai.