Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova“Ishin të fuqishëm dhe krenar”, Krasniqi thotë se takimi me Thaçin dhe...

“Ishin të fuqishëm dhe krenar”, Krasniqi thotë se takimi me Thaçin dhe Veselin në Hagë ishte emocional

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vizita e tij e parë tek ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishte shumë emocionale. Ai shton se ka folur shumë pak për politikë me dy ish-kryetarët e PDK-së, por biseda ishte miqësore.

Krasniqi thotë se kishte planifikuar në dhjetor të takohej me ta, por që ajo u shty për shkak të Covidit. Krasniqi po ashtu shton se e ka kaluar edhe Nasim Hardinajn kalimthi.

“Unë isha para pak ditësh në Hagë për të vizituar ish-kryetarët e PDK-së, zotëri Thaqin dhe Veseli. Kjo ishte vizita ime e parë pasi që vizita që isha dakorduar ta bëjë menjhëerë pas zgjedhjeve lokale mu shtye për shkak të Covidit, pasi kishin rast brenda. Pastaj në momentin kur u lëshua bëra kërkesën përsëri dhe mu miratua. Vetëm zotëri Veselin dhe Thacin takova. Pata mundësi të shikoja edhe Nasim Haradinajn. Nuk patëm mundësi të shiheshim me të tjerët”, tha ai.

“Ishte një vizitë miqësore. Kam shkuar atje në këtë cilësi. Kam qenë nënkryetar i të dyve në faza të ndryshme . Më bëri përshtypje që i gjeta shumë të fortë dhe të fokusuar. Normalisht që ata tashmë kanë edhe një fokusim tek rastet me të cilat po ballafaqohen. Ishte emocionale”, shtoi Kransiqi.

Kryetari i PDK-së tregoi edhe për gjendjen e ish-krerëve që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë teksa procesi i tyre gjyqësor po vazhdon.

“Shumë e mirë. Në atë kuptim unë të ju them të drejtën nuk u befasova pasi po flasim për njerëz që kanë bartur në supet e veta obligime shumë më të mëdha. Normalisht që kjo nuk ishte as e pritshme e as e drejtë pasi pritej të miratohej kërkesa e mbrojtjes që të ishin të mbrojtur në liri. Ishin të fuqishëm dhe krenar për atë që kanë bërë në jetën e tyre”, tha ai.

“Nuk është që mund të them diçka të jashtëzakonshëm pasi ishte thjesht vizitë pritave dhe miqësore. Edhe muhabeti ishte i asaj natyre. Por që po them se jo vetëm që ishin të fortë, por ishin aq të fokusuar dhe të vendosur sa që njeriu merr frymëzim prej tyre. Më kanë uruar edhe më herët për zgjedhjet dhe normalisht që janë gëzuar duke qenë se ishin kryetarë të kësaj partie. Nuk diskutuam shumë për ceshtje politike”, shtoi Krasniqi. /Gazeta Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments