Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila është edhe e mbijetuar e masakrës së marsit të vitit 1999 në Podujevë, është emocionuar gjatë fjalimit të saj në Kuvend, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Bojujevci u përlot derisa foli për 12 qershorin e vitit 1999, raporton Express.
Ajo u duartrokit nga të gjithë në Kuvend, ku tha se ndihet e privilegjuar dhe shumë krenare që i shërben vendit.
“Por, sot para jush dhe bashkë me ju ndihem e privilegjume e shumë krenare që i shërbej popullit dhe vendit tonë. Çdo 12 qershor festoj bashkë me ju fitoren e humanitetit përballë mizorisë”, e vazhdoi pastaj fjalimin./Express