Samima Begum është britanikja 22-vjeçare e cila kohë më parë i është bashkuar shtetit islamik të xhihadistëve.
Tashmë e penduar ajo i lutet shtetit britanik, qe ta lejojnë të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, duke garantuar se nuk ka kryer asnjë krim me xhihadistët.
Në vitin 2015, Samima bashkë me 2 shoqe u largua nga Anglia, për t’iu bashkuar xhihadistëve në Siri. Atje ajo u martua me një xhihadist me origjinë holandeze, 8 vjet më të madh.
Tani e reja dëshiron të kthehet në vendin e saj për të kërkuar nënshtetësinë britanike, e cila iu hoq në vitin 2019 për arsye të sigurisë kombëtare
“Jam gati të dal në gjyq, të përballem me njerëzit që kanë akuzuar dhe t’i mohoj , sepse e di që nuk kam bërë asgjë në Shtetin Islamik përveçse të jem nënë dhe grua”, tha ajo për ITV.
Samima Begum, gjatë intervistës, tha se “do të preferonte të vdiste sesa të kthehej në Shtetin Islamik” dhe shtoi: “I vetmi krim që kam kryer ishte se isha aq budallaqe sa u bashkova me Shtetin Islamik.”