Një ngjarje e ‘çmendur’ ka ndodhur para disa orëve në Turqi.
Ish futbollisti i Bayer Leverkusen dhe Fenerbahces, Sezer Ozturk ka vrarë një person dhe lënduar katër të tjerë me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në trafik të Turqisë.
Katër të lënduarit për momentin ndodhen në spital, duke u shëruar dhe thuhet se janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas medias më të madhe në Turqi, Fanatik, Sezer Ozturk është arrestuar me akuzën e vrasjes dhe më pas u dërgua te prokurori në detyrë, pastaj u arrestua.
35-vjeçari nisi karrierën si futbollist te Leverkusen në Gjermani dhe u pensionua te Besiktas në vitin 2015.