Sunday, January 19, 2025
HomeLajmeIsh- politikani serb: Vuçiq lavdëroi kriminelët e luftës, i promovoi e i...

Ish- politikani serb: Vuçiq lavdëroi kriminelët e luftës, i promovoi e i ktheu në jetën publike përmes partisë së tij dhe mediave që i kontrollon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon fushatën e tij lobuese kundër Rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës. Disa zyrtarë të opozitës në Serbi deklarojnë se veprimet e tij janë kundërproduktive për popullin serb.

“Është e qartë se dëshira e Aleksandër Vuçiqit mbi të gjitha është që qytetarët e Serbisë të jenë pjesë e përgjegjësisë kolektive për krimet në Srebrenicë”, tha për Danas, Goran Jeshiq, ish-kryetar i komunës Inxhija dhe ish-zyrtar i Partisë Demokratike të Serbisë.

Siç shton ai, vetë rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë i identifikon qartë fajtorët dhe askund nuk e përmend popullin serb si gjenocid.

Bashkëbiseduesi i Danas.rs ka komentuar “avokatimin” e Vuçiqit që Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë të mos votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, si dhe shkuarjen në liturgji në kishën e Shën Savës në pesë të mëngjesit, para fluturimit për në Nju Jork.

Ai shton se “një njeri që ishte pjesë e një grupi kriminal, lavdëroi kriminelët e luftës, i promovoi, i dërgoi në Hagë dhe më në fund i ktheu kriminelët e dënuar në jetën publike të Serbisë, si përmes partisë së tij ashtu edhe përmes mediave të tij, duhet të ndajnë krimet e tyre me çdo banor të këtyre vendeve”.

“Është synim i qartë se me këtë tubim “kombëtar” me kishën, ai po bën gjithçka që një njeriu të qytetëruar as që do t’i shkonte ndërmend ta bënte, duke identifikuar një krim individual me gjithë shtetin, përfundon Jeshiq.

Kujtojmë se më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të shqyrtojë një rezolutë, qëllimi i së cilës është që përkujtimi i përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të bëhet zyrtarisht ndërkombëtar. I tillë është rasti me përkujtimin e përvjetorit të Holokaustit dhe gjenocidit në Ruandë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments