Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-ministri grek nuk ka lajme të mira për njohjen e shumëpritur nga...

Ish-ministri grek nuk ka lajme të mira për njohjen e shumëpritur nga Greqia

Kosova është një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Lidhur me këtë vendim pati 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës: Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia, dhe Hungaria si surpriza më e madhe duke konsideruar faktin se kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës. Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi fare.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Georgos Katrougalos, profesor i të Drejtës Publike, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës pasi Greqia është një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët, transmeton Paparaci.

“Siç e dini Greqia është një 4 vendet e BE që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pozicioni ynë shpjegohet me faktin se ne duam të shmangim konflikte në Ballkan ndaj duam zgjidhje që të pranohen nga të dyja palët konform ligjit ndërkombëtar. Ne jemi në favor të dialogut direkt mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës dhe ne siç e kemi thënë duam një marrëveshje të pranueshme që të zgjidhë problemet në Ballkan, siç u bë me marrëveshjen e Prespës që i dha fund konfliktit mes Greqisë dhe RMV”, tha ish-ministri i Jashtëm grek.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments