Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, ish-kryediplomaten greke, Dora Bakoyannis, e cila është rikthyer në Prishtinë pas disa vitesh si raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Bakoyannis në fillim të takimit me Kurtin, shprehet e fascinuar me ndryshimin që ka pësuar Prishtina, duke thënë e qyteti është plotësisht ndryshe që prej vizitave që ka pasur në vitin 2003 dhe 2009.
oh një qytet tjetër, një ndryshim komplet. Është madhështore”, ka thënë Bakoyannis.