“Rusët janë në telashe dhe ata e dinë këtë”, shkroi ai.
“Kjo është arsyeja pse ata kanë kërkuar ndihmë nga Kina dhe pse tani po rekrutojnë sirianë. Gjeneralëve rusë po u mbaron koha, municioni dhe fuqia punëtore. Kjo nuk bazohet në ndonjë inteligjencë të brendshme – është e qartë nga informacioni me burim të hapur dhe përvoja ime. Unë mund të jem larg, por jam i sigurt për këtë vlerësim”, ka thënë ai.
“Një paralajmërim thelbësor për vlerësimin tim është se ne, Perëndimi, të udhëhequr nga SHBA-ja, duhet të përshpejtojmë dhe zgjerojmë mbështetjen që po i ofrojmë Ukrainës në shkallën dhe me ndjenjën e urgjencës së linjës ajrore të Berlinit (qershor 1948-maj 1949). Ata kanë nevojë për armë dhe municione për të shkatërruar raketat dhe artilerinë me rreze të gjatë që po shkaktojnë shumicën e dëmeve në qytetet ukrainase, si dhe inteligjencën për të lokalizuar ato sisteme dhe aftësinë për të goditur anijet e marinës ruse që po lëshojnë raketa në qytete nga Deti i Zi dhe Deti Azov”.
Ai përfundon: “10 ditët e ardhshme janë vendimtare. Është një garë dhe nuk po shoh mjaft urgjencë. Ne duhet ta shtyjmë pedalin e gazit tani, menjëherë”.