Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeIsh-komandanti gjerman i KFOR’it viziton Sali Berishën, çfarë biseduan?

Ish-komandanti gjerman i KFOR’it viziton Sali Berishën, çfarë biseduan?

Ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler, i cili është edhe president i Asocacionit Gjerman Kosovar në Gjermani, ka vizituar ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit e lavdëroi atë si mik të shquar të shqiptarëve dhe tregoi se e ka falënderuar punën e tij për paqen në Kosovë.

“Dje pata një takim me një mik të shquar të shqiptarëve, Gjeneralin me katër yje, Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë dhe ish-komandant i lartë në zona të rëndësishme të NATO-s dhe President i Asosacionit Gjerman-Kosovar në Gjermani. Në këtë takim unë e falënderova me mirënjohje Gjeneralin Buhler për ndihmesën e tij të çmuar për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe rajon si dhe interesin e tij të rëndësishëm në organizimin e shqiptarëve në Asocacionin Gjerman Kosovar ne Gjermani dhe udhëheqjen e këtij asocacioni në vendin e tij”, ka shkruar Berisha.

Ai tha se shqiptaret sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani dhe tha se pjesëmarrja e tyre në nivel lokal dhe atë federal është e rëndësishme.

“Shqiptarët sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani organizimi i tyre në nivel lokal, por doemos edhe federal, është i domosdoshëm dhe me interes shumë të madh si për komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tij në Gjermani që iu takojnë në përputhje me ligjet gjermane dhe ato të BE-së, por edhe për lobimin e tyre të fuqishëm në ndihmë të Shqipërisë dhe Kosovës pranë Bundestagut, Kancelarisë dhe institucioneve tjera federale dhe bizneseve të Gjermanisë”.

Berisha njoftoi se në këtë takim diskutuan për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments