Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-deputeti i Kuvendit të Serbisë: Oborri serb është me krime lufte dhe...

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë: Oborri serb është me krime lufte dhe gjenocid

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë dhe njëkohësisht, anëtari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Aleksandar Olenik, ka folur për politikën e rrezikshme që Aleksandar Vuçiq po zbaton prej 12 vitesh, Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe raportet e Serbisë me Kosovën.

I pyetur se a mund të ketë pajtim mes popujve të Ballkanit, ai tha se pa ballafaqim me krimet e kryera nga nuk do të ketë kurrë pajtim mes qytetarëve, përkatësisht kombeve.

Ai ka shtuar edhe faktin se Kosova është shtet i pavarur që të gjithë e shohin atë dhe të gjithë e dinë.

Oborri serb është me krime lufte dhe gjenocid, Kosova është shtet i pavarur”, ka shtuar ai ndër të tjera.

Ai ka thënë se për të arritur pajtimin duhet të dihet se kush ishte agresori, kush e humbi luftën dhe cilat ishin pasojat e saj.

“Nuk mund të jemi të gjithë fitues në luftë, nuk mund të jemi të gjithë ata që mbrojtën vetëm të tyret. Dihet se kush ka luftuar në territore të huaja, në territore të vendeve të tjera, e kjo është vetëm Ushtria e Jugosllavisë, pra Republika e Serbisë. Dihet se kush është përgjegjës për gjenocidin dhe kjo është pikënisja. Mendimi im është se lufta në Jugosllavi vetëm u ndal dhe përfundoi, por nuk mbaroi. Dhe se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, por edhe të vendeve fqinje, janë ende në luftë në kokë. Pa pajtim të vërtetë, një mendim i tillë vështirë se do të ndalet”, thotë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments