Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-anëtari i bendit TROJA anëtarësohet në Lëvizjen Vetëvendosje

Ish-anëtari i bendit TROJA anëtarësohet në Lëvizjen Vetëvendosje

Bujar Berisha, ish-anëtarë i bendit TROJA, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryeministri Albin Kurti i uroi mirëseardhje artistit, duke e cilësuar si autor të teksteve frymëzuese të realitetit që nxisin kurajo e vullnet.

“Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

“Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot”, u shpreh kryeministri për anëtarin e ri të LVV-së.

“Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments