Isaiah Thomas do të nënshkruajë kontratë me Los Angeles Lakers, sipas burimeve të ‘TheAthletic’.
Thomas shënoi 42 pikë në debutimin e tij në NBA G League të mërkurën mbrëma.
32-vjeçari megjithatë po planifikon të nënshkruajë një kontratë 10-ditore nën përjashtimin e vështirësive, thanë burimet.
Lakers aktualisht po luajnë pa Talen Horton-Tucker, Malik Monk dhe Dwight Howard. Të tre lojtarët janë aktualisht në protokollin e shëndetit dhe sigurisë të NBA.
Thomas ka luajtur për disa skuadra në NBA dhe herën e fundit ishte anëtar i New Orlenas Pelicans.
Ai rikthehet sërish tek Lakers pasi paraprakisht ishte në sezonin 2017-18 ku kishte zhvilluar 17 ndeshje.