Ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri i LDK-së në një deklaratë për KosovaPress tha se LDK tregoi rezultate të mira.
Mustafa pret që LDK të fitojë fuqishëm në Prishtinë, Podujevë por edhe në komuna të tjera të cilat janë qeverisur nga kjo parti deri më tani.
“Këto zgjedhje treguan se në Kosova e ka kapërcyer dehjen dhe trasin politik që e karakterizoi në shkurt të këtij viti dhe se votuesi po i kthehet racionales. LDK tregoi rezultate të mira dhe këto rezultate do ti fuqizojë me fitoren e Prishtinës, Podujevës dhe së paku komunave tjera që i ka qeverisur deri më tani”, tha Mustafa.
Mustafa ka ritheksuar se votuesi i LDK-së është i ngritur dhe nuk mund të mashtrohet gjatë.
“Votuesi i LDK-së tregoi se është i ngritur, i moralshëm se mund të mashtrohet njëherë por jo gjatë”, tha Mustafa në një deklaratë me shkrim dhënë për KosovaPress.