Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaIsa Mustafa: Vendimi për Klanin i dëmshëm dhe alarm se vendi po...

Isa Mustafa: Vendimi për Klanin i dëmshëm dhe alarm se vendi po rrëshqet në diktaturë

Pas vendimit të MINT për mbylljen e televizionit Klan Kosova, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, ky është një veprim i padrejtë ndaj Klan Kosovës, kurse është i dëmshëm për shtetin dhe se vendi po rrëshqet në diktaturë.

“Vendimi i Qeverisë, për TV Klan Kosova është i padrejtë , kurse për Kosovën i dëmshëm dhe alarmues se vendi po rrëshqet në diktaturë”, u shpreh ai.

Tutje Mustafa thotë se nëse ka pasur lëshime ligjore siç po pretendon Qeveria, atëherë masat duhet të ndërrmirren ndaj organeve të ministrisë që e kanë bërë regjistrimin e tillë dhe jo ndaj televizionit.

“Nëse ka pasur lëshime ligjore dhe kushtetuese në të cilat po thirret qeveria, atëherë masat do duhej të ndërmerren ndaj organeve të ministrisë që e kanë bërë regjistrimin e jo ndaj televizionit, që është regjistruar sepse ai nuk e ka regjistruar vetveten por ka aplikuar për regjistrim në ministri dhe ministria ia pranuar dokumentacionin si valid. Prandaj, ky është absurd i llojit të vet”, tha ai.

Ish- kryeministri Mustafa ka folur edhe në lidhje përgjimeve të publikuara për rezervat shtetërore. Mustafa tha se kjo çështje do të duhej të jetë objekt i trajtimit ligjor.

“Ndërkaq përgjimet e publikuara të zyrtarëve për rezervat shtetërore do duhej të jenë objekt i trajtimit ligjor, se a kanë ardhur rezervat e paguara, dhe nëse jo, kush është përgjegjës. Vota dhe popullizmi nuk e mbron askëndë nga shkelja e ligjit”, tha Mustafa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments