Sunday, November 24, 2024
HomeBotaIS merr përgjegjësinë për sulmin në një xhami në Afganistan

IS merr përgjegjësinë për sulmin në një xhami në Afganistan

Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan (IS-K), ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një xhami me shiitë në Kandahar, në jug në Afganistanit, gjatë lutjeve të së premtes.

Grupi xhihadist ka thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë kryer sulmet ndaras në dy pjesë të ndryshme në xhamisë, derisa besimtarët janë lutur brenda.

“Sulmuesi i parë e ka shpërthyer jelekun e tij në një korridor të xhamisë, derisa i dyti e ka shpërthyer jelekun në qendër të xhamisë”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram.

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 70 janë plagosur në sulmin e 15 tetorit, ka thënë shefi i inteligjencës së Kandaharit në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

 

 

Sulmi ka ndodhur një javë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ndaj besimtarëve shiitë në një xhami në Kunduz.

Edhe për atë sulm, përgjegjësinë e ka marrë IS-K.

Zëdhënësi i talibanëve Bilal Karimi, ka thënë se janë duke u kryer hetime për sulmin e 15 tetorit.

Talibanët kanë zvogëluar kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik.

Mirëpo sulmet e vazhdueshme kanë vështirësuar synimet e talibanëve për paqe në Afganistan pas disa dekadave luftë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments