Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka ironizuar me Institutin Kombëtar të Shëndetëisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku ka thënë se ky institucion është mirë të rekomandojë për të votuar Vetëvendosjen.
“Është mirë me dalë ISHPK’ja me rekomanbdu me votu Vetëvendosjen, tani e shihni çka ju gjen”, shkroi Syla.
Kjo sepse së fundmi eksponentë të Vetëvendosjes kanë hedhur idenë se zgjedhjet lokale duhet të shtyhen.
Konjufca para pak ditësh tha se sipas tij, mirë do të ishte sikur zgjedhjet të shtyheshin për shkak të pandemisë.
Po atë ditë, presidentja Osmani u takua me kreun e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar lidhur me këtë cështje.
E dje, Osmani thirri që të mbahet një takim me krerët e partive politike për të diskutuar, e ku me rekomandim të IKSHPK’së, zgjedhjet edhe mund të shtyhen.