Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar pas ngritjes së çmimeve të produkteve në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se shpresat i ka tek zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati.
“Krejt shpresat i kam te Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati se ia kanë marrë dorën numrave. Qysh e ulën papunësinë, kanë me i ulë edhe çmimet e produkteve”, ka shkruar Behramaj.
Kujtojmë se për ngritjen e çmimeve ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova është shumë e varur nga jashtë, andaj edhe ngritja e çmimeve jashtë vendit tonë reflekton edhe në Kosovë.