Irlanda e Veriut nuk e ka shijuar fitoren në Ligën e Kombeve qe 12 ndeshje.
Por, kjo Kombëtare synon t’i japë fund kësaj serie të zezë pikërisht në Prishtinë, ku nesër mbrëma do të përballet me Kosovën.
Selektori i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough synonte t’i merrte 12 pikë në katër ndeshjet e këtij muaji, por atij ia prishën planet Greqia dhe Qipro.
Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij që të rrezikojnë, duke sulmuar vazhdimisht, sidomos në çerekun e tretë të lojës
Pra, Irlanda e Veriut vjen në Kosovë për ta kërkuar fitoren, duke i dhënë kështu fund serisë negative.
Irlanda e Veriut u mposht nga Greqia në shtëpi, 0:1 dhe më pas barazoi me Qipron 0:0 në udhëtim në dy ndeshjet e para të Grupit 2, Liga C.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45.