Autoritetet iraniane thanë të mërkurën se Irani ka prodhuar 55 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin prej 20 për qind, që cilësohet si pasurim i lartë i metalit të rrallë që përdoret për armë bërthamore.
“Në më pak se katër muaj, ne kemi prodhuar 55 kilogramë të uraniumit të pasuruar 20 për qind. Për rreth tetë muaj, mund të arrijmë në 120 kilogramë”, deklaroi zëdhënësi i Organizatës për Energji Bërthamore, Behrouz Kamalvandi.
Kjo shifër lë të kuptohet se Republika Islamike e ka tejkaluar masën prej prodhimin e dhjetë kilogramëve uranium të pasuruar në muaj, siç parashikohet me një ligj iranian me të cilin u nis procesi në janar.
Publikimi i kësaj shifre nga Irani erdhi vetëm një ditë pasi Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan ato që i cilësuan si bisedime konstruktive indirekte në Vjenë me qëllim të gjetjes së rrugëve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.
Kuvendi i Iranit vitin e kaluar miratoi një ligj që e detyron qeverinë për të marrë qëndrim më të ashpër sa i përket programit bërthamor, pjesërisht si reagim ndaj tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja më 2018, shkruan Reuters.