Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaInvestimet e shteteve në ushtri, Kosova me 65 milionë euro në vitin...

Investimet e shteteve në ushtri, Kosova me 65 milionë euro në vitin 2020

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore (SIPRI) ka njoftuar rreth investimeve që shtetet kanë pasur në ushtri gjatë vitit 2020.

Në këtë raport të Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Hulumtime Paqësore për rajonin e Ballkanit Perëndimor thuhet se Serbia ka investuar 920 milionë euro në forcat e armatosura, Shqipëria 182 milionë, pastaj është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro, Maqedonia e Veriut 130 milionë, Mali i Zi me 84 milionë, ndërkaq Kosova 65 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave, sa i përket investimeve në gjithë botën, e para në investime mbetet SHBA-ja, me 638 miliardë euro.

Të dhënat e plota për investimet në ushtri mund t’i gjeni në këtë raport dhe janë të prezantuara në vlerë të dollarit.

Ndryshe, ditë më parë Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë ishte pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë zhvilluar nga 17 deri më 28 maj dhe arena e trajnimeve ishte në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Kosova ishte një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane.

Në “Defender-Europe 21”, kanë marr pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments