Saturday, November 23, 2024
HomeBotaINTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i ka lëshuar fletarrest për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq, mëson KosovaPress nga burime brenda institucioneve relevante.

Radoiçiq u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit, ku udhëhoqi grupin terrorist serb, në sulmin ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radoiçiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

Dy muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiq për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiq.

Ndërkaq, hiç më larg se sot, është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiqit.

Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator. Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje. /kp/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments