Gjiganti italian ka marrë një fitore shumë të rëndësishme.
Skuadra e Interit ka arritur të mposht Shkahtar Donetskun me rezultat 2-0.
Vendasit ishin më dominues nga fillimi në kërkim të gjejnë golin e epërsisë.
Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ‘Nerazzurët’ vazhduan me sulme dhe arritën të gjejnë golin e epërsisë përmes Edin Dzekos në min e 62′.
Dzeko shënoi sërish në min e 67′ për të dyfishuar epërsinë në 2-0.
Deri në fund Interi menaxhoi me sukses rezultatin dhe morri një fitore shumë të rëndësishme.
Skuadra italiane tani prin në tabelë me 10 pikë, ndërsa Shakhtar Donetsku është e katërta me një pikë.
Në duelin tjetër Ajaxi arriti të mposht Benfikën me rezultat 1-2.