Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetInteresim i madh i kosovarëve për t’u vaksinuar, aplikojnë mbi 3500 persona

Interesim i madh i kosovarëve për t’u vaksinuar, aplikojnë mbi 3500 persona

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri të mërkurën mbi 4200 profesionistë shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneca” kundër Covid19.

Të dytët që kanë të drejtë të vaksinohen me këtë vaksinë janë të moshuarit mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

Sipas të dhënave, kosovarët kanë shpehur një interesim të madh për t’u vaksinuar.

Në një përgjigje për IndeksOnline nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se deri më tani kanë aplikuar online mbi 3500 persona për marrë këtë vaksinë që parandalon njerëzit të sërmuren nga Covid19.

” Mbi 3500 persona kanë aplikuar për t’u vaksinuar. Vaksinimi ëhet në sallën “1 Tetori” për Prishtinë dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Nga MSH-bë thanë se shpërndarja e vaksinave është bërë në proporcion me numrin e profesionistëve shëndetësor dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments