Shtete të ndryshmë të botës kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ish-aktori dhe komediani Zelensky, në vitin 2015 në këtë serial ka luajtur rolin e një mësuesi të shkollës së mesme, të shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti në të cilin denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.
Më pas ai nis të drejtojë vendin duke vazhduar jetën normale dhe shmangur përfitimet e të qenit lider.
Interesi për këtë serial ka arritur kulmin kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe Zelensky vendosi të mos largohet por të qëndrojë krah popullit të tij.
Zelensky është parë si hero në sytë e njërëzve, teksa ka vendosur t’i rezistojë sulmeve ruse.
Partneri menaxhues i studios krijuese ka zbuluar se shitjet janë rritur shumë ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si të jashtëzakonshëm.