Dje, Real Madrid bëri një hap fals duke barazuar në shtëpi me Cadizin.
“Los Blancos” sulmuan gjatë 90 minutave lojë, por topi assesi nuk përfundoi në rrjetë, derisa takimi u mbyll me rezultat 0 – 0.
Ancelotti nuk është ndarë i kënaqur me këtë barazim, ngase beson se Real Madrid meritoi pikët e plota.
Sidoqoftë, gjëja më interesante ndodhi pas ndeshjes, ku trajneri i Cadizit, Alvaro Cervera kërkoi falje nga Ancelotti menjëherë pas fishkëllimës së fundit të arbitrit.
Kjo për arsye se edhe Cervera ishte në dijeni që Cadiz nuk meritoi asnjë pikë në atë takim.
Cadiz coach Álvaro Cervera apologized to Ancelotti after the final whistle last night, on how they approached the game. @melchorcope pic.twitter.com/QpdpsdJoDm
— Infinite Madrid (@InfiniteMadrid) December 20, 2021
Real Madrid mbetet lider në La Liga, gjashtë pikë para Sevillas.